Herët kur ekipi juaj është i vogël, është e thjeshtë të menaxhoni koordinimin e ekipit. Në fakt, me vetëm dy ose tre njerëz takimet janë shpesh të panevojshme.
Mirëpo, përderisa rriteni bëhet më e vështirë të siguroheni se krahët e ndryshëm të organizatës tuaj, si ekipet e marketingut dhe produktit, janë të radhitur pa pasur nevojë për takime të shumta.
Në Travefy ku jemi rritur nga dy në 10 anëtarë të ekipit, ne kemi fokusuar energji domethënëse në ndryshimin e frekuencës dhe strukturës të takimeve të ekipit për t’u siguruar se secili është i informuar, të radhitur në qëllime dhe më së shumti për t’u siguruar se takimet janë produktive.
Nga përvojat tona, këtu janë pesë këshilla për takime efikase me ekipin.Krijoni një orar me një qëndrim “më pak është më shumë’’Kur ekipet janë të vogla të gjithë kanë tendenca që në mënyrë natyrale të jenë të vetëdijshëm për gjithçka dhe takimet mund të jenë tërësisht të lidhura me këtë gjë.
Mirëpo, përderisa rriteni, është mirë të shtoni strukturë dhe të krijoni një themel të fuqishëm për normat e ekipit. Kur caktoni pikat e rregullta të ekipit tuaj, mbani në mend se takimet pengojnë produktivitetin dhe provoni të përshtatni një qëndrim ‘’më pak është më shumë’’.
Ne thjeshtë caktojmë një takim të Hënën në Mëngjes dhe flasim për tema të ndryshme gjatë muajit (p.sh. metrikat financiare javën e parë, të dhënat e marketingut java e dytë, etj.).
Përtej kësaj ekipet më të vogla funksionale mund të vendosin takimet ashtu siç duhet.Përfshini të gjithëNë përgjithësi, takimet janë të mërzitshme dhe askush nuk dëshiron që dikush t’i flasë. Por, takimet më produktive janë ato të cilat janë angazhuese dhe të cilat përfshijnë të gjithë në diskutim.
Për këtë, ju gjithmonë duhet të përpiqeni të ndërtoni përfshirje të vërtetë dhe organike nga anëtarët e ekipit.Për neve, kjo ka funksionuar mirë me takimet tona javore dhe ne gjithashtu vendosim udhëheqësin e takimit.
Si një shembull Menaxheri ynë i Produktit udhëheq takimin e fokusuar në produkt ndërsa unë, si Kryeshefi Ekzekutiv, udhëheq takimet e metrikave financiare.Mbani në mend se takimet janë për diskutime dhe jo për të ndarë të dhëna.
Nëse të dhënat do të diskutohen në një takim, vendosni një normë të ekipit për t’i ndarë përpara. Kjo kursen kohë gjatë takimit dhe siguron se të gjithë janë në të njëjtën faqe.
Si besimtarë në të dhënat e hapura, ne kemi thjeshtuar këtë proces dhe secili në ekipi e Travefy ka qasje në burimet tona thelbësore të të dhënave, si Kissmetrics, ChartMogul dhe AdStage në mes tjerash.
Lidhni gjithçka me qëllimet tuaja strategjike.
Për vazhdimësi, është e dobishme të lidhni të gjitha diskutimet me qëllimet tuaja më të gjera strategjike. Këto qëllime në shumë mënyra janë lidhja e përbashkët e të gjithëve brenda kompanisë tuaj.
Ka shumë mënyra për ta bërë këtë, por një mënyrë e thjeshtë është thjeshtë të nisni takimet tuaja të rregullta duke kaluar shpejtë nëpër këto qëllime. Kjo inkurajon ekipin tuaj të zhytet thellë në probleme afat-shkurtëra përderisa mbajnë sytë në rezultatin e madh.
Shtoni pak argëtimDhe në fund, shtoni pak argëtim në takimet tuaja. Bëni diçka të krisur ose krijoni një normë argëtimi e cila i bën njerëzit të kenë dëshirë të vijnë në takime.
Për ne, ne japim një çmim javor, The Travefy Team Awesome Award for Excellence in Travefication, për anëtarin e ekipit i cili bën diçka atë javë e cila tregon vlerat e ekipit tonë (dhe po vjen me një shpërblim parash dhe një trofe të madh).
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...