Një pronar i dyqanit ka realizuar një relamë për Krishtlindje, në të cilën shfaqet djali i tij dyvjeçar, me qëllimin që t’i inkurajojë njerëzit të blejnë gjëra lokale.
“Hafod Hardware” në Rhayader, Powys, ka bërë reklama festive për disa vjet me radhë dhe kostoja realizimit të reklamës së këtij viti ishte vetëm 100 funte.
Në reklamë shihet Arthur duke hapur dyqanin së bashku me anëtarët e familjes së tij.
Tom Jones, babai i Arturit, tha se mesazhi themelor është që të bëni blerje në dyqanet lokale, të vogla dhe të pavarura.
Videoja mori më shumë se 50,000 shikime në YouTube brenda dy ditësh.
“Ishte çmenduri … kemi plot e-mail dhe mezazhe të këndshme që po na vijnë nga gjithë bota”.
“Unë e kuptoj se Krishtlindjet mund të jenë një kohë shumë e shtrenjtë për të gjithë dhe njerëzit duhet të kursejnë para atje ku munden, por nëse mund ta përballoni, thjesht përpiquni të blini nëpër dyqanet e vogla lokale, qe të na mbështesni. Kjo përbën një ndryshim të madh”./Klan Kosova
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...