Cila vajzë nuk dëshiron që të ketë buzë të buta, të cilat duken të shëndetshme dhe të mahnitshme – qoftë me buzëkuq apo pa të?
Ditët e ftohta të dimrit, dehidratimi dhe faktorë tjerë ndikojnë që të keni buzë të thara, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, fatmirësisht ekzistojnë receta shtëpiake të cilat ju ndihmojnë t’i zbutni buzët e thara.
Metoda në fjalë është me sheqer me ngjyrë kafe, ndërsa është metodë tejet e thjeshtë, efektive dhe e lehtë.
Sheqeri ngjyrë kafe është eksfoliant i mahnitshëm natyral – ndërsa shumica prej nesh veçse e kemi atë në kuzhinë!
Mjafton ta përzieni një lugë çaji sheqer me një lugë çaji mjaltë në një gotë apo tas.
Përzieni ato dyja mirë dhe produktin e fituar aplikojeni në buzë.
Lëreni në buzë produktin për rreth pesë minuta, ndërsa pastaj pastrojeni me një letër para se ta pastroni me ujë të vaktë.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...