Një recetë e shpejtë dhe e shijshme për mëngjesin tuaj.
Përbërësit:
5 vezë,
gjysmë litre qumësht
pak kripë
1 sheqer vanilje
1 filxhan kafeje vaj
400 gram miell
Përgatitja:
Së pari tunden vezët pastaj shtohen: qumështi, vaji, kripa, sheqeri i vaniljes e mielli dhe tunden të gjitha. Tigani për pallaqinka, pasi ngrohet më parë, lyhet me pak vaj. Pastaj, e hedhim pak brumë aq sa të krijohet një petë e hollë me trashësi prej 1 mm. Pallaqinkat piqen në të dyja anët. Kështu vazhdon derisa të harxhohet i tërë brumi.
Lyerja e pallaqinkave bëhet sipas dëshirës tuaj dhe mbështjellën në formë roleje dhe vendosen në pjatë.
Ju bëfshin mirë.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...