Përveç se ua mbron trupin tuaj nga toksinat dhe ua ofron aromën e pastër, deodoranti natyral mban erën e këndshme në 72 orë.
Përbërësit të cilët nevojiten për krijimin e këtij deodoranti kryesisht gjenden në kuzhinën e çdo shtëpie.
Kësisoj, ju do mbroni trupin tuaj nga parabenzi, përbërës në deodorantë, për të cilën, sipas Institutit Nacional të Kancerit, disa studime kanë vërejtur se ky kemikal shkakton reduktimin e estrogjenit në qelizat e trupit.
Ndiqeni recetën, përbërësit dhe udhëzimet që do kërkohen për prodhimin e deodorantit natyral.
Përbërësit
– 6-8 lugë vaj kokosi
– ¼-ta e filxhanit sodë buke
– 1/4 –ta e filxhanit ‘arrowroot’
Udhëzimet
Kombinojeni në pjesë të barabarta sodën e bukës dhe pluhurin e njërit nga përbërësit të niseshteve, ‘arrowroot’.
Ngadalë shtoni vaj kokosit dhe përpujoeni atë me një lugë ose blender derisa ajo të krijojë strukturë të fortë.
Ju mund ta mbuloni këtë recetë në dispenzët e deodorantëve të vjetër ose vendoseni në një enë të vogël me kapak dhe të aplikojeni me gishta me çdo përdorim.
Kjo recetë zgjat rreth 3 muaj për dy njerëz me përdorim të rregullt ditor.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...