Shpejtësia me të cilën dhjami akumulohet në zonën e barkut, shkon në përpjestim të zhdrejtë me shpejtësinë që do kjo masë të shkrijë (fatkeqësisht)!
Megjithatë regjimi i duhur ushqimor e aktiviteti fizik do të përshpejtojnë metabolizmin dhe procesin e aparatit tretës ! Përfshirja e çajrave detoksikues, apo pijeve që pastrojnë organzimin ndihmojnë në këtë proces ndaj dhe Living do t’ju jap sot dy receta.
Përbërësit e mëposhtëm do të pastrojnë trupin nga toksinat, do të forcojnë sistëmin imunitar dhe do t’ju ndihmojnë të keni një bark të sheshtë.
Përbërësit: 100-200 gr kumbulla
1 filxhan kos pa yndyrnë
1 lugë gjelle fara liri
2 filxhanë me tërshërë
1 lugë gjelle pluhur kakao
Përgatitja: Ajo që duhet të bëni si fillim është të pastroni kumbullat nga farat dhe t’i lini të ziejnë për 10-15 minuta.
Pas kësaj kalojini kumbullat në blender dhe pasi të jetë formuar një masë homogjene shtojini në një tas ku me rradhë do të hidhni kosin, tërshërën, farat e lirit dhe pluhurin e kakaos. Mund ta konsumoni në çast ose ta vendosni në frigorifer e ta hani në mëngjes.
Çaji i ftohtë që shkrin dhjamin e akumuluar në zonën e barkut
• 8 gota ujë
• 1 lugë çaji rrënje xhenxhefili i grimcuar (ose pluhur)
• 1 kastravec të madhësisë mesatare, të qëruar dhe të prerë në feta të holla
• limon të madhësisë mesatare, të prerë në feta
• 12 gjethe mente
Përbërësit e sipërpërmendur i përzieni në një kanë me ujë. I lini të qëndrojnë gjatë natës për ta lëshuar aromën dhe e konsumoni ditën e ardhshme.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...