Në këto ditë me temperatura të larta, një sallatë e shijshme me brokoli do t’ju mbajë të ngopur, por edhe të freksët.
Kohëzgjatja e gatimit është vetëm 20 minuta dhe sipas recetës që sjell portal arbresh.info, kjo sallatë mund të shërbehet për 6 persona.
Përbërësit:
3 feta proshutë
1 gotë kos grek
1 lugë gjellë uthull
1 lugë gjelle ujë
1 lugë mjaltë
¼ lugë çaji kripë
⅛ lugë çaji piper
⅛ lugë çaji pluhur hudhër
5 gota lule brokoli
⅓ filxhan qepë të kuqe, të prerë në kubikë
⅓ filxhan fara luledielli
⅓ filxhan boronica të thata (ose rrush të thatë)
Përgatitja:
Ngroheni një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe shtoni proshutën e grirë. Gatuani derisa të bëhen krokante, më pas hiqeni nga zjarri dhe lërini mënjanë. Ndërkohë përgatisni dressing, duke shtuar në një tas të vogël kosin, uthullën, ujin, mjaltin, kripën, piperin dhe hudhrën pluhur dhe më pas i përzieni derisa të bashkohen. Në një enë të madhe vendoseni brokolin e zier dhe më pas shtoni dressing.
Shtoni qepën, farat e lulediellit, boronicat dhe proshutën tek brokoli dhe përziejini që të bashkohen.
Shërbejeni menjëherë ose mbulojeni dhe ftohni deri në 2 orë përpara se ta shërbeni. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...