Petullat më boronicë do të ju bëjnë që të filloni të dashuroni mëngjesin.
Boronicat që i shtohen petullave përmbajnë vitamin C dhe gëzojnë 271 kalori dhe 10g protein, transmeton arbresh.info
Nëse preferoni ushtrimet në fitness, atëherë petullat me boronica janë ushqimi ideal për të filluar ditën.
Përbërësit:
1 filxhan i madh miell
¼ lugë e vogël kripë
¼ lugë e vogël pluhur për pjekje
1 ve
¼ filxhan qumësht
1 lugë e vogël shurup panje
¼ lugë e vogël esktrakt vanilje
¼ filxhanit boronica
Përgatitja:
Përzieni miellin me kripë dhe me pluhur për pjekje. Në një enë, përzeni vezën, qumështin, sirupin e panjës dhe ekstraktin e vaniles. Më pas shtoni boronicat dhe vazhdoni të përzieni të gjithë përbërësit. Pasi përbërësit të kenë marrë formën e kremit, në një tigan vendosni pak vaj dhe pasi të jetë ngrohur vaji hidhni brumin për të krijuar petullat. Petullat mund t’i shërbeni me nga disa kokërra boronica dhe me sirup boronice. Ju bëftë mirë! /Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...