Receta për fundjavë: Tortë me dardha dhe xhenxhefil

13:09 | 11 Prill 2020
Trina Galanxhi

Receta që portal arbresh.info sjell për ju, është një tortë e lehtë në gatim dhe me një shije speciale.

Koha e gatimit nuk është shumë e gjatë dhe shërbehet për 8 persona, shkruan portal arbreësh.info

Përbërësit:

250gr krem djathi
150gr sheqer
3 vezë
2 lugë të vogla xhenxhefil
200 gr miell
1 paketë sheqer vanilje
3 gota të mëdha qumësht
500 gr dardha të ziera dhe të shtypura
Pak kripë
Ju duhet edhe gjalpë dhe pak miell për ta lyer tepsinë

Përgatitja:

Me pak gjalpë dhe miell e lyeni tepsinë në të cilën doni të pjekni tortën.

Përzihen kremi i djathit me sheqer, deri sa të fitohet masa homogjene, shtohen të verdhëzat e vezëve, xhenxhefili dhe pak kripë dhe vazhdoni ta përzieni.

Të bardhat e vezëve rrihni mirë deri sa të ngurtësohen dhe shtoni në brumin e përzier më parë. Në fund shtoni sheqer vanile, qumeshtin dhe dardhat e shtypura.

Poshtë tepsisë, pasi ta keni lyer me gjalpë dhe miell vendosni disa dardha në feta dhe më pas hidhni brumin.

Torta duhet të piqet në 180 gradë për 60 minuta. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme