Google ADS

Receta për fundjavë: Ëmbëlsirë franceze, e njohur si receta bavareze

11:28 | 18 Prill 2020
Trina Galanxhi

Francezët janë të njohur për receta shumë të shijshme dhe me shije.

Receta që portal arbresh.info sjell për ju këtë fundjavë është mesatarisht e vështirë për t’u gatuar, por për nga shija do të mbetet gjatë në mendjen tuaj.

Përbërësit:

200gr krem i lëngshëm i freskët
150gr qumësht
3 të kuqet e vezëve
60gr sheqer
6gr xhelatinë
1 paketë sheqer vanilje

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë, duhet të filloni së pari me kremin, më pas hidhni sheqerin dhe të verdhat e vezëve dhe përzieni mirë.

Mbulojeni enën me përzierjen dhe lëreni të qëndrojë pak në temperaturën e dhomës. Ndërkohë përgatitni xhelatinën me ujë të freskët dhe shtoni sheqerin e vaniljes.

Në një enë tjetër hidhni qumështin dhe lëreni të vlojë. Kur të jetë nxehur, me një kullesë hidhni ngadalë qumështin mbi përzierjen e mëparshme, përzieni mirë dhe më pas hidheni në tigan.

Kremin që po zihet përzieni ngadalë në temperaturë të ulët.

Fikeni nxehtësinë dhe shtoni xhelatinën pa e shtrydhur shumë. Përzieni mirë deri sa të bëhet e butë.

Enën me përbërësit e përzier, vendosni mbi një enë në të cilën duhet të shtoni akull dhe ujë dhe lëreni ashtu deri sa të jetë ftohur.

Pasi të jetë ftohur, vendosni kremin në një enë me formë dhe lëreni të ftohet në frigorifër për 3 deri në 4 orë.

Kur ta shërbeni mund ta zbukuroni me fruta të ndryshme. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme