Sido që të jetë, nuk ka arsye për t’u brengosur nëse ju bien flokët, pasi ky është një fenomen që mund t’ju ndodh shpesh gjatë stinës së vjeshtës.
Kjo rënie sezonale e flokëve do të zgjasë përafërsisht 6 – 8 javë, mirëpo nëse vazhdon edhe pas kësaj periudhe, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun, sepse ndoshta nuk është shkaktari kryesor vjeshta.
Shkaktari ndoshta mund të jetë më serioz, p.sh. debalanca hormonale, sëmundjet e gjëndrave tiroide, mungesa e vitaminave të caktuara, teprica e vitaminës A, por edhe stresi i pashmangshëm.
Për të forcuar flokët tuaj mund të bëni edhe vetë maskën ushqyese për të cilën disa femra konstatojnë që është magjibërëse.
Receta për maskën e flokëve:
Në një lugë qumësht të ngrohtë tretni 1 lugë të vogël mjaltë apo sheqer, pastaj shtoni 20 gramë tharmë të freskët.
Lini në vend të ngrohtë 15 – 20 minuta, në mënyrë që të fermentohen.
Masën e përftuar hidheni në direkt në flokë të lagura, mbështilleni me qese najloni dhe me peshqir të ngrohtë.
Maskat e këtilla kërkojnë së paku një orë, mirëpo më së miri është që të qëndrojë 2 -3 orë në flokë. Shpëlani maskën dhe flokët lani me shampo.
Maska nga tharmi përdoret një herë në javë dhe mund të aplikohet për një periudhë 10 – 15 javë.
Pas kësaj periudhe bëni një pauzë prej tre muajsh dhe rifilloni sipas nevojës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...