Fiku i detit përdoret për përgatitjen e një reçeli të një cilësie të lartë dhe shumë të shijshëm, transmeton arbresh.info.
Por përpara se të përgatisni reçelin, duhet të merrreni me fikun dhe ta zhvishni atë nga gjembat dhe më pas të merreni me farat.
Ju sjellim disa teknika për përgatitjen sa më të lehtë të reçelit të fikut të detit.
Mundimi mund të jetë i madh, por kur të provoni reçelin do e kuptoni që ia vlen barra qeranë.
Fikun e detit mund ta rrisni vetë në kopësht ose mund të blini disa prej tyre në treg. Sa për të krijuar një ide, 40-50 fiq deti do të nxjerrin 5 kavanozë (225 gramësh) me reçel.
Këputja e fiqve të detit
Fiku i detit ka gjemba dhe nëse një prej tyre futet nën lëkurë, do të dojë ditë të tëra përpara se të dalë prej andej. Këshilla e mëposhtme vlen nëse ju i merrni fiqtë nga kopështi juaj.
Prisni në gjysmë një shishe plastike. Vendoseni njërën gjysmë përreth frutit pa e prekur atë dhe rrotullojeni dorën që ta këpusni frutin nga bima. Menjëherë më pas hidheni fikun në enën përkatëse.
Heqja e gjembave
Përdorni pinca për të hequr gjëmbat dhe për ta kaluar frutin sipër sobës me gaz që të sheshoni të gjithë lëkurën e frutit. Nëse dëshironi mund të përdorni një çakmak ose t’i kaloni frutat në skarë.
Qërimi dhe Copëtimi i Fiqve të Detit
Pritni pjesën fundore të fiqve dhe qërojini. Më pas, tulin me fara priteni në copa të përmasave 2 centimetra ose pak më shumë.
Zierja e Tulit të Frutit
Hidhni copat e frutit në një tenxhere dhe gatuajini për 20 minuta. Përziejini herë pas here deri sa të formohet një lëng pak i trashë supe.
Heqja e farave
Futini copat e ziera në një mikser ose përdorni një rende për të krijuar një pelte të butë e të njëtrajtshme. Hidheni pelten në tenxhere dhe përziejini lëngun me një lugë druri.
Zierja me Sheqer dhe Limon
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe merrni një tjetër. Transferoni pelten e fikut duke përdorur një gotë. Për çdo gotë me lëng dhe tul fiku do të shtoni ¾ gotë me sheqer dhe një lugë çaji me lëng limoni.
Mund të shtoni edhe lëkurën e një gjysëm limoni për çdo dy gota me lëng dhe pelte fiku. Lëkura e limonit ofron pektinë që ndihmon në krijimin e një mase xhelatinoze. Gatuajini përbërësit në temperaturë të lartë deri sa të krijohet trashësia e reçelit.
Mbushni kavanozët
Hiqni lëkurën e limonit dhe hidheni reçelin nëpër kavanozë. Mbyllini kapakët mirë dhe ruajini në frigorifer për deri 6 muaj.
Nëse nuk do t’i ruani në kavanoz, atëherë sterilizojini kavanozët dhe ziejini në ujë të valuar për pesë minuta. Reçelin mund ta ruani në temperaturën e ambientit deri kur ta hapni.
Disavantazhi i kësaj metode qëndron se herë pas here, reçeli ndahet dhe bëhet i athët, ndaj rekomandohet ruajtja në frigorifer./AgroWeb/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë