Google ADS

Receta e uthullës së hudhrës që kuron sëmundjet e zemrës, tensionit, zorrëve…

11:23 | 2 Nëntor 2017
L G

Këtë recetë të uthullës së hudhrës e ka zbuluar komisioni i ALECSO-s, i Kombeve të Bashkuara në Ausev, pikërisht në vitin 1972. Kjo recetë është përkthyer thuajse në të gjitha gjuhët e botës, dhe ekzistenca e saj daton që 4000/5000 vjet para erës sonë.

Përgatitja e uthullës së hudhrës në shtëpi

Merrni 200 ml uthull molle dhe 200 gram hudhra të qëruara dhe të shtypura dhe vendosini në një kavanoz prej qelqi që mbyllet mirë me kapak dhe nuk i futet ajri, por duke lënë një hapësirë prej 4-5 cm nga kapaku i kavanozit e deri te niveli i uthullës me gjithë hudhër që gjendet brenda në kavanoz.

Pastaj mbylleni mirë kapakun dhe vendoseni në frigorifer. Lëreni të qëndrojë aty për 10 ditë pa e hapur. Pastaj në ditën e dhjetë hapeni dhe filtrojeni uthullën, largojini hudhrat ndërsa lëngun qiteni përsëri në kavanoz dhe mbylleni përsëri mirë, pastaj vendoseni në frigorifer dhe lëreni për dy ditë.

Në ditën e tretë është gati për përdorim.

Konsumohet për 12 ditë radhazi, para drekës dhe para darkës.

Nuk duhet ripërsëritur për të paktën 5 vite.

Dobitë e uthullës së hudhrës:
  1. Kjo recetë shkrin të gjitha llojet e yndyrave dhe kolesterolin precipitat, përmirëson metabolizmin në trup dhe rrit fleksibilitetin e arterieve dhe venave, duke parandaluar kështu sëmundjet e mëposhtme :
    – Ngritjen e tensionit të gjakut.
    – Infarktin në zemër.
    – Trashjen e fibrave të indeve shtrëngues, si për shembull arteriet, mëlçinë dhe zorrët me sekrecion të brendshëm në sistemin nervor qendror.
  2. Përmirëson shikimin dhe mbulon çrregullimet e bebëzës së syrit.
  3. Nëse e ndjek rregullisht këtë recetë, rinia e qelizave të trupit përtërihet.
  4. Ndihmon në uljen e peshës së trupit, gjë e cila është vërtetuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme