Google ADS

Receta e “ilaçit” që trajton mykun e thonjve

16:49 | 9 Maj 2019
Arbresh.info

Myku i thonjve është një nga sëmundjet më të zakonshme që duket se nuk njeh gjini. Dhe gratë dhe burrat mund të vuajnë nga thonjtë e mykura. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në krijimin dhe përkeqësimin e kësaj sëmundjeje dhe ndër to përmendim: ekspozimi i vazhdueshëm në një mjedis të lagësht dhe të ngrohtë, këmbë të “djersitura”, higjiena apo sistemi ulët imunitar.

Shërimi i thonjve të mykur kërkon shumë kohë, por për fat të mirë mund të trajtohen dhe në kushte shtëpie në mënyrë efikase.

Living do të ndajë më ju recetën e “ilaçit” që do të eliminoje mykun e thonjve për 1 deri në 2 muaj.

 

Përbërësit

½ filxhan sode buke;

4 gota ujë të ngrohtë;

½ filxhan kripë Epsom (është kripe magnesi dhe sulfati)

¼ filxhan uthull të bardhë.

 

Përgatitja

Kombinojini të gjithë përbërësit e mësipërme përveç uthullës.

Si fillim zhysni thonjtë që keni me probleme në uthull dhe pas pak minutash me një copë apo pambuk lyejini me përzierjen që përmendëm më sipër dhe lidhini gishtat me një fashë.

Përsëriteni procedurën çdo 10 orë për 1 muaj. Myku do t’ju zhduket për një muaj dhe nuk do t’ju shfaqet me!/living.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme