Vështirësia në gatim: E lehtë
Shpenzime: Mesatare
Kategoria: Hyn në kategorinë e gatimeve fillestare
Tipi i kuzhinës: Italine
Servimi: për 4 persona
Koha e përgatitjes: 25 minuta
Koha e gatimit: 35 minuta
Konsiderohet ushqim vegan dhe është pa gluten, shkruan portal arbresh.info
Dardha është frut shumë i njohur në kuzhinën italiane dhe gjyshet në Itali e preferojnë për gatim. Receta që do të sjell portal arbresh.info më poshtë zakonisht konsumohet në mëngjes, mund të përdoret si mesvakt, për ëmbëlsira dhe pite me fruta.
Përmban pak sheqer, prandaj konsiderohet e shëndetshme.
Përbërësit:
2 kg dardha
300 gr sheqer
1 limon
1 mollë
Përgatitja:
Qëroni dardhat dhe pritni në kubikë. Pritni edhe mollën në kubikë, pa e qëruar. Hidhni frutat në një tenxhere dhe shtoni sheqerin. Lëreni të pushojë për disa orë.
shtoni lëngun e limonit, ndizni zjarrin dhe përzieni ngadalë.
Lëreni të ziejë, pastaj ulni zjarrin dhe lëreni të ziejë për gjysmë ore, duke e trazuar shpesh dhe duke e skremuar nëse është e nevojshme. Pasi të jetë trashur, transferoni reçelin e nxehtë në vazot e qelqit të sterilizuar.
Vendosni kapakun dhe i lini të ftohen me kokë poshtë, pastaj transferojini në qilar.
Kësaj recete mund t’i shtoni edhe kanellë, xhenxhefil, apo ndonjë erëz tjetër sipas dëshirës./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...