Në ditët që po kalojmë, një supë e ngrohtë dhe plot me vitamina do të ishte ideale për një vakt.
Portal arbresh.info sjell për ju recetën italiane për gatimin e një supe plot shije.
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e bardhë, e qëruar dhe e grirë imët
1 karrotë, e ndarë në copa të vogla
1 rrënjë selino
2 thelpinjë hudhër
6 gota lëng mishi të pulës, ose ujë
1 domate, e ndarë në copa të imta
2 gota të mëdha makarona të vogla
1/2 lugë çaji trumzë të tharë
1/4 lugë çaji rigon të tharë
1/4 lugë çaji rozmarinë të tharë
Spinaq sipas dëshirës
Kripë sipas dëshirës
Piper i zi sipas dëshirës
Djath parmesane të grirë
Përgatitja:
Fillimisht zieni lëngun e mishit të pulës ose ujin. Në një tigan fërgoni qepën për pak minuta, deri sa të zbutet. Shtoni karrota, selino dhe hudhër dhe fërgoni për disa minuta.
Vendosni në ujë ose te lëngu i mishit të pulës përbërësit e fërguar dhe më pas shtoni domaten, makaronat, trumzën, rigon, rozmarinë, dhe përzieni që të kombinohen, transmeton portal arbresh.info
Ulni nxehtësinë në mesatare dhe zijeni për disa minuta, duke e trazuar kohë pas kohe, deri sa makaronat të jenë zier.
Shtoni spinaqin e pa prerë dhe përzijeni për disa minuta, derisa të jetë zbutur. Hidhni kripë dhe piper sipas dëshirës. Shërbejeni të ngrohtë, të zbukuruar me majdanoz. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...