Kjo është ndër supat më të preferuara nga shumë kuzhinierë.
Për shkak se është e mbushur plot me përbërës të shëndetshëm, pas kësaj supe ju nuk do të ndjeheni të uritur për një kohë të gjatë.
Portal arbresh.info sjell për ju recetën e kësaj supe të shëndetshme
Përbërësit:
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e kuqe
2 thelpinjë hudhër
2 kungullesha (të vegjël, nese është kungullesha e madhe e përdorni vetëm 1)
2 lugë të vogla qimnon
2 lugë të vogla pipër i kuq
½ luge të vogël shafran të Indisë
Kripë dhe piper të zi sipas dëshirës
1 gotë thjerrëza të kuqe
4 gota lëng perimesh ose ujë
¾ filxhan kos
Përgatitja:
Në një enë vendosni vajin e ullirut dhe pasi të jetë ngrohur pak shtoni qepën dhe fërgoni për disa minuta. Shtoni më pas edhe hudhrën dhe vazhdoni ta fërgoni pak. Shtoni kungullin dhe erëzat tjera dhe përzieni mirë.
Më pas shtoni thjerrëzat dhe lëngun e perimëve ose ujin dhe përzieni mirë. Ulni nxehtësinë dhe lëreni të zihet për rreth 25 minutash.
Të gjithë këtë masë vendoseni në blender dhe përzieni mirë. Kini kujdes që mos e mbushni blenderin shumë të plotë kur përzieni supën e nxehtë për të mos dalë nga kapaku.
Pasi të jetë bluar e tërë supa, shtoni kosin në blender dhe përzieni.
Shërbejeni supën në krye me bajame të pjekura të tymosura, cilantro, një lëng kos grek dhe një spërkatje shtesë të specit të tymosur. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...