Brokoli është një ndër perimet që duhet të konsumohet sa më shpesh për shkak të përfitimeve shëndetësore që ka.
Përpos një supe të shijshme, me brokoli mund të gatuani edhe një tavë shumë të shijshme.
Portal arbresh.info, sjell për ju recetën e tavës me oriz dhe brokoli.
Përbërësit:
1 ose 2 tufa brokoli
2 gota oriz
3 lugë gjelle gjalpë
3 lugë gjelle miell
2 gota qumësht
1 qepë e ndarë imët
1thelp hudhër
1 lugë piper të kuq
Kripë sipas dëshirës
3 lugë gjelle djath të grirë, parmesan ose kackavall ( llojin e djathit mund ta vendosni sipas dëshirës)
Përgatitja:
Ngorhni furrën fillimisht.
Fërgoni qepën në temperaturë të ulët dhe më pas shtoni miellin, hudhrën dhe piperin. Përzieni për 2 minuta.
Shtoni ngadalë qumështin dhe përzieni mirë. Më pas largoni nga zjarri dhe shtoni piperin e kuq dhe djathin. Përzieni deri sa të shkrihet.
Vendsoni brokolin në ujë për t’u zier për të paktën 3 minuta dhe shtoni të masa që keni gatuar.
Orizin e hapni në tepsinë që doni të gatuani, shtoni ujë dhe më pas shtoni përbërësit e gatuar me brokoli. Lëreni në furrë deri sa orizi të jetë zier. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...