Uthulla e mollës njihet si eliksiri i bukurisë dhe i shëndetit dhe deri tani kemi folur vetëm për përfitimet e saj, duke lënë në hije efektet anësore.
Vërtetë që është e pasur në vitamina E, A , magnez, hekur, calcium, por për shkak të nivelit të lartë të aciditetit, jo të gjithë duhet ta konsumojnë uthullën e mollës. Përbërësi kryesor i uthullës së mollës është acidi acetic dhe pektina, enzima gërryese që mund të dëmtojnë organizmin, nëse uthulla konsumohet si është dhe jo e holluar në ujë.
Përdorimi për një kohë të gjatë i uthullës së mollës mund të ulë nivelet e kaliumit në organizëm dhe densitetin kockor, ndaj nuk është e rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga osteoporoza.
Ky “lëng magjik” në dukje mund të ketë efekt negativ gjithashtu nëse merret gjatë kohës që një person trajtohet me medikamente diuretike apo për diabetin e zemrën pasi uthulla e mollës mund të ulë nivelin e insulinës në gjak.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...