Shumë prej tyre përballen me rritjen e qimeve në zonën e mustaqeve apo në atë pranë veshëve. Por, harrojini metodat e dhimbshme dhe të kushtueshme të eliminimit të tyre. Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një lloj paste “magjike”që i zhduk qimet e fytyrës pa dhimbje.
Lajmi i mirë është se ju mund ta përgatisni vetë këtë maskë dhe për më tepër nuk e acaron fytyrën. Ju duhen vetëm 3 përbërës të thjeshtë për të shpëtuar përgjithmonë nga qimet e fytyrës.
Përbërësit:
1 lugë gjelle miell
1 lugë çaji sheqer
1 vezë
Përgatitja:
Përzieni mirë të gjithë përbërësit në një enë të vogël, derisa të merrni një lloj paste. Sigurohuni që përzierja të bëhet ngjitëse, në mënyrë që të arrihet efekti i dëshiruar. Aplikojeni pastën në fytyrë, në zonat ku keni qime dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, derisa të thahet. Pas kësaj, hiqeni maskën duke e tërhequr atë. Lajeni fytyrën me ujë të pastër dhe rezultati do të jetë i mahnitshëm.
Pasi t’i keni hequr qimet nga fytyra juaj, përdorni një krem hidratues. Ju mund të përsërisni procesin kohë pas kohe për t’u siguruar që qimet të mos rishfaqen përsëri.
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...