Stina e verës është stina e pushimeve. Shumë njerëz drejtohen drejt vendeve të freskëta për t’i ikur të nxehtit. Mënyra më e thjeshtë për të larguar nxehtësinë e jashtme është ruajtja e qetësisë së brendshme.
Në lashtësi, në Dinastinë Tang të Kinës, poeti i njohur Bai Juyi (që jetoi në vitet 772-846 pas erës sonë) vizitoi murgun e njohur budist Heng Ji gjatë verës së nxehtë. Ai zbuloi se murgu Heng Ji po kryente ritualin e përditshëm të meditimit në një nga ambientet e Tempullit, ku ishte shumë nxehtë. Pasi murgu Heng Ji mbaroi meditimin, Bai Juyi e pyeti: “Përse nuk meditoni në një ambient të freskët?”
Heng Ji iu përgjigj se “këtu është më fresk.” Bai Juyi nuk e kuptoi këtë përgjigje dhe e pyeti përsëri: “këtu është shumë vapë, si mund të ndieni freski?”
Heng Ji i shpjegoi se gjatë meditimit, ai ruan qetësinë e brendshme dhe ndien që dhoma është e freskët. Bai Juyi-t i pëlqeu shumë kjo gjë dhe shkruajti një poezi: “shumë njerëz kërkojnë me ankth për një vend të jashtë të freskët, vetëm murgu budist qëndroi qetësisht brenda dhomës së nxehtë. Pavarësisht se ambienti ku ai meditoi nuk ishte i frekët, murgu ndieu freski nga qetësia së brendshme.”
Kjo poezi është shkrimi më i lashtë i Kinës mbi largimin e vapës përmes relaksimit të brendshëm.
Qetësia e brendshme i sjell trupit freski
Në të kaluarën, një qytetar kinez shprehet se nuk e kishte ditur domethënien e arritjes së qetësisë së brendshme për të larguar vapën e verës. Por para disa ditësh, ai u takua me një zotëri të veshur me kostum në verën e nxehtë, i cili nuk djersitej, ndërsa të tjerët të veshur me bluza me mëngë të shkurtra dhe pantallona të shkurtra, u djersitën. Ai mendoi në atë moment se nëse dikush mediton shpesh gëzon freskinë e trupit. Pas disa ditësh, vetë ai provoi efektet e qetësisë së brendshme për të lehtësuar vapën. Në një ditë shumë të nxehtë, punoi para kompjuterit dhe u djersit shumë. U mërzit ndërkohë që fshinte shpesh djersën. Në atë kohë iu kujtua poezia e lashtë “ndiej freski të natyrshme nga qetësia e brendshme”. Nuk mendoi më për djersën që dilte pandërprerë dhe u përpoq të qetësohej gradualisht. Pas pak kohësh, djersa e tij u zhduk vetvetiu. Në këtë moment ai e kuptoi rolin e madh të meditimit.
Roli i madh i aluzionit psikologjik
Po përse qetësia shpirtërore ka kaq efekt të madh? Sipas filozofisë tradicionale kineze, arsyja vjen nga integrimi i emocioneve të brendshme me ambientin e jashtëm dhe nga integrimi trup-shpirt. Sekretin e kanë zbuluar paraardhësit kinezë. Kur kemi ankth, do të kemi vapë, siklet, afsh të brendshëm. Kur jemi të qetë, temperatura e trupit bie, presioni i gjakut bie dhe frymëmarrja rregullohet së bashku me rrahjet e zemrës.
Sipas studimeve shkencore moderne, kur jemi të shqetësuar zemra na rreh më shpesh dhe rritet presioni i gjakut, duke shkaktuar dhe rritjen e nxehtësisë së trupit. Në të kundërt, kur jemi të qetë çdo gjë në trup qetësohet. Për më tepër kur ndihemi të qetë nga brenda, ulet edhe ndjeshmëria e trupit ndaj të nxehtit të jashtëm.
Teoria e psikologjisë së aluzioneve mund të zbulojë më tej sekretet e qetësisë së brendshme.
Aluzioni psikologjik është metodë e veçantë e ndikimeve psikologjike, e cila mund të sjellë ndikim në kushte jo konfrontuese. Aluzioni nuk është sugjerim dhe nuk jep shpjegim. Ai nuk është as urdhër, që detyron të tjerët.
Henry K. Beecher, studiues i Shkollës Mjekësore të Harvard-it bëri një eksperiment, ku konfirmoi ekzistencën e efektit placebo. 100 studentë e institutit të mjekësisë u ndanë në dy grupe me nga 50 vetë në grup. Studentët e grupit të parë u përdorën ilaçin e kuq, një ilaç stimulues, ndërsa grupi i dytë konsumoi ilaçin blu, një ilaç qetësues. Por në fakt, ilaçi kuq ishte ilaç qetësues, ndërsa ai blu ishte stimulues. Sipas efekteve të ilaçeve, studentët që konsumuan ilaçin e kuq duhet të ishin më të qetë, ndërsa studentët e grupit të dytë duhet të ishin të stimuluar. Por rezultatet konkrete ishin të kundërta, studentët e grupit të parë që konsumuan ilaçin e kuq ishin më të stimuluar. Studentët e grupit të dytë të qetë. Përse ndodhi kjo? Ky është roli i i aluzionit psikologjik, i cili solli ndikim të dukshëm tek trupi ynë.
Ndjenja e të ftohtit dhe e të nxehtit forcohen nga mendimet
Në jetën tonë, efekti placebo shfaqen në çdo kohë. Një psikolog bëri një eksperiment mbi ndikimet e lëkurës. Psikologu ngjiti një letër të lagur mbi lëkurën e eksperimentuesve dhe u tregoi se kjo është një letër me funksion të veçantë, që mund të rrisë temperaturën në atë pjesë të lëkurës të mbuluar me letër. Ai u kërkoi eksperimentuesve që të ndiejnë ndryshimin e temperaturës në atë pjesë të lëkurës. Pas mbi 10 minutash, ai hoqi këtë letër të lagur nga lëkura dhe ajo pjesë ishte e skuqur. Kur prekim këtë pjesë të lëkurës, mund të ndiejmë nxehtësi. Por në fakt, kjo ishte një letër e lagur e zakonshme. Aluzioni psikologjik mund të shkaktojë skuqjen e lëkurës.
Ka një histori tjetër kur pas punës një punëtor është lënë në një depo të mybllur frigoriferike. Në mëngjesin e ditës tjetër ai u gjend i vdekur nga i ftohti. Në fakt një natë më parë, depoja nuk kishte energji elektrike dhe temperatura e dhomës frigoriferike ishte pothuajse e njëjtë me atë të ambientit të jashtëm. Ky ambient kurrsesi nuk mund të shkaktonte vdekjen e njeriut. Ky është roli i aluzionit psikologjik. Ky punëtor mendoi se ishte në frigorifer me temperaturë tepër të ulët dhe se do vdiste. Ai u pushtua nga një frikë e madhe dhe temperatura e trupit u ul nga mendimet e tij. Pra ai humbi jetën nga këto mendime të paqëna.
Si mund të ruhet qetësia e brendshme në verën e nxehtë?
Tani, e kuptojmë se në verën e nxehtë, metoda më e shkëlqyer për uljen e temperaturës së trupit është ruajtja e qetësisë së brendshme. Në jetën e përditshme jemi të ngarkuar nga punët e ndryshme. Ruajtja e qetësisë së brendshme nuk është një mision i lehtë. Si mund të ruhet kjo qetësi?
Në një botë të jashtme të zhurmshme, duhet të tregohemi të përmbajtur të qetë dhe mos të ulim padurimin. Një poet i madh kinez Sushi thotë se duhet të tregohemi të duruar që të kemi freski.” Freskia vjen nga gjendja e qetë dhe pa shqetësime.
Çdo ditë, gjeni një orar të përshtatshëm për meditimin, largohuni nga stresi i ditës, dëshira dhe ankthi. Në kohën e lirë mund të bëni gjëra që ju pëlqejnë për ta harruar të gjitha shqetësimet. Nëse mund të zbuloni se të gjitha shqetësimet janë të pavlefshme mund të largohemi prej tyre, qetësia e brendshme do të vijë natyrshëm dhe me të do të vijë edhe freskia. (Xu Guang/CRI)
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA