“Qepe, e ec e martohu!”, burri në Indi bëhet dhëndërr me zor

01:20 | 7 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një person besohet se është rrëmbyer dhe është detyruar të martohet me një grua në Indi.

Videoja e dasmës që po qarkullon në mediat sociale tregon një burrë të dentifikuar si 29-vjeçari Vinod Kumar, i cili përmes lotëve detyrohet të kryejë ritualet e dasmes në shtetin indian të Biharit, transmeton portali arbresh.info

Sipas “Daily Mail” ai u rrëmbye derisa po merrte pjesë në dasmën e një mikut të tij.

Gjatë ceremonisë, një grup burrash të armatosur e rrëmbyen atë dhe e dërguan drejt altarit.

Martesa e dhunshme, një ritual i njohur si “Pakudua Vivah”, thuhet se është i zakonshëm në Bihar. Zakonisht kjo traditë bëhet nga familjarët që kërkojnë gra të duhura për djemtë e tyre, por që nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e dasmës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme