Qëndroi me vajzën në një hotel, babai akuzohet për pedofili

22:19 | 18 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një baba është keqkuptuar nga stafi i një hoteli në Britani të Madhe, pasi është akuzuar për pedofili mëqë po qëndronte në hotel me vajzën e tij.

Karl Pollard, 46 vjeç, dhe vajza e tij Stephanie, 14 vjeç qëndruan në një hotel në Macclesfield, Chester pasi kishin vizituar nënën e tij të prekur nga kanceri, transmeton portali arbresh.info

Kur Karl u ngjit në dhomën e tij për të pushuar, ai u përball me policinë, të cilin e arrestuan atë për pedofili.

Pas marrjes në pyetje ai është liruar nga policia.

Gjatë marrjes në pyetje ai kishte treguar se Stephanie ishte vajza e tij.

Babai dhe vajza e kanë përshkruar situatën si shumë të rëndë dhe shumë traumatike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme