Qëndrimi i gjatë pranë ekraneve dëmton fëmijët

12:50 | 5 Tetor 2019
Arbresh.info

Lejimi i fëmijëve të kalojnë shumë kohë duke përdorur ekranet mund të vonojë zhvillimin e aftësive të tyre si gjuha dhe socializimi, kjo sipas një studimi të madh kanadez.

Hulumtimi, i cili analizoi pothuajse 2,500 dyvjeçarë, është prova më e fundit në debatin rreth asaj se sa kohë pranë ekranit është i sigurt për fëmijët.

Në Kanada dhe SHBA, ekspertët thonë se fëmijët nuk duhet të përdorin ekranet para se të jenë të paktën 18 muajsh.

Por udhëzimet në Mbretërinë e Bashkuar nuk vendosin një kufi të tillë.

Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës thotë se nuk ka prova të mjaftueshme, madje edhe kur përfshini këtë studim të ri, për një “efekt toksik të drejtpërdrejtë”./eo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme