Lidhjet mund të jenë të vështira, tërë bota e din se është lehtë të premtohet një kompromis, por shumë më vështirë të mbahet ai premtim.
Nëse mendoni se lidhja juaj po dobësohet, ose se jeni duke u kënaqur më pak, ose edhe se vëmendja për njëri-tjetrin është duke u shuar, padyshim se mund të jetë e vështirë të kuptohet nëse këto ndjenja janë momentale apo duhet vërtetë të përfundon lidhja, transmeton Telegrafi.
Linda Caroll, terapiste e çifteve me 35 vite përvojë pune, së fundit ka folur për këtë dilemë.
Këto janë rekomandimet e saja në formë të pyetjeve, të cilat do t’ju ndihmojnë nëse jeni në ndonjë pozitë të tillë:
A jeni duke u kujdesur për veten?
Nëse nuk jeni duke bërë ushtrime fizike, duke medituar apo duke e shfrytëzuar një pjesë të kohës për ta larguar stresin, atëherë normalisht se nuk mund ta fajësoni partnerin për mungesën e lumturisë tuaj.
Fundja fundit, vet ju jeni përgjegjës për lumturinë tuaj!
A dëshironi vërtet ta lini këtë person?
Mund të jeni e gatshme të largoheni, por merrni pak ditë pushim për t’i menduar gjërat mirë dhe shikoni çfarë po ndodhë.
A jeni mërzitur me këtë person, apo lidhja është duke stagnuar?
Nëse ka gjëra të cilat mund të ndryshohen nga ju të dy për ta përforcuar lidhjen, atëherë mendoni gjërat mirë.
A i keni biseduar problemet tuaja me partnerin?
Nuk mund të prisni nga partneri ta zgjidhë një problem që nuk e din se ekziston.
As nuk duhet të prisni nga partneri që ta lexojë mendjen tuaj, por bisedoni për problemet dhe, nëse keni qenë për një kohë të gjatë së bashku, mendoni mirë rrethanat dhe zgjidhni më të mirën për ju të dy.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...