Marrja e vendimit për të lënë një punë nuk është kurrë e lehtë, por është një gjë që pothuajse të gjithë do të përballen në një moment në karrierën e tyre.
Për rritje profesionale, për më shumë para, ose për të shmangur pakënaqësinë që keni ndjerë në punën aktuale, është një periudhë në jetë që të bën thirrje për një vetë-reflektim të thellë.
Këto janë pesë gjërat që duhet të keni parasysh kur të vendosni ta bëni atë ndryshim.
Për kë punon, momentalisht dhe për kë do të punosh?
Posti që ke aktualisht mund të jetë ai që ke menduar gjithmonë, por kompania nuk të pëlqen. Nëse është kjo atëherë është mirë që të fillosh të kërkosh diçka të re. Më mirë punoni aty ku e keni imagjinuar veten që do të punoni.
Nga posti që ke në punën aktuale çfarë të pëlqen dhe çfarë jo?
Mund të shkosh në punë duke menduar se: Ok, sot ishte thjesht një ditë e keqe… Por nëse kjo bëhet rutinë, është koha të bësh një listë të gjërave që të pëlqejnë dhe të kërkosh punën që i ka këto.
Sa larg e ke punën nga shtëpia?
Nëse e ke punën aq larg sa duhet të presësh një orë në trafik, kjo ndikon psikologjikisht. Ndoshta është koha që të kërkosh një punë që të jetë më afër shtëpisë.
Kur është koha më e mirë për të bërë një ndryshim?
Koha është gjëja më e rëndësishme, edhe në karrierë. Nëse puna në të cilën je aktualisht nuk po të ofron mundësinë për t’u rritur në detyrë, bën mirë të mendosh për të ikur. Sepse koha kalon shpejt, kështu që përmbaju qëllimit që i ke vënë vetes.
Pse puna që ke tani nuk është ajo që ke dashur?
Pse nuk ndihesh i përmbushur? Pse je i pakënaqur? E shumë pyetje të tjera që mund të kenë përgjigje nga më të ndryshmet. Por nëse nuk je i qartë me veten tënde, si mund të kërkosh një punë tjetër. Fillimisht qartëso idetë pastaj kërko diçka të re./eo/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...