Ka kaq shumë gjëra për të diskutuar rreth të brendshmeve, por në të shumtën e rasteve stepemi. Për arsye nga më të ndryshmet, ngurojmë të bëjmë pyetje të tipit “a mund të veshim dy ditë një palë mbathje”, por në fund të ditës, përgjigjet janë të nevojshme.
Po. Materiali i të brendshmeve tuaja mund të bëjë diferencën kur vjen puna tek shëndeti juaj. Për të parandaluar infeksionet gjenitale apo probleme të tjera, ekspertët sugjerojnë të brendshme prej pambuku dhe të lirshme që lejojnë qarkullimin e ajrit.
2. Sa gjë e keqe është të kalosh dy ditë me të njëjtat të brendshme?
Për ata që e kanë kaluar ditën e larjes, mund të themi se për sa kohë të brendshmet tuaja janë të pastra në të parë, atëherë kjo nuk përbën një rrezik për shëndetin tuaj. Por nëse keni të bëni me irritime të lëkurës në zonën intime, ose keni djersitur shumë, atëherë është momenti të nxirrni nga dollapi një palë të brendshme të pastra.
3. Më mirë boksera apo mbathje?
Përtej modës dhe rehatisë, kur vjen puna tek debati “boksera apo mbathje” tek meshkujt, bëhet fjalë për pjellorinë. Ekspertët sugjerojnë mbathjet pasi të brendshmet e ngushta (por edhe veshjet e tilla) ulin nivelin e spermatozoideve dhe rrjedhimisht edhe shanset tuaja për ngjizjen.
4. A mund të veshim tanga kur bëjmë palestër?
Hmmm… ndoshta. Ndonëse nuk ka shumë studime që lidhin veshjen e tangave me probleme të shëndetit, mund të themi se nuk është e këshillueshme pasi tangat kanë tendencën të lëvizin dhe kështu e njëjta gjë ndodh edhe me bakteret. Për më tepër ato nuk kanë mbulim të madh gjë që bën që pjesët intime të ekspozohen ndaj streçeve të djersitura.
5. Çfarë ka nëse dalim pa mbathje?
Mesa duket kjo është një gjë e mirë pasi lejon një ajrosje të mirë të pjesëve intime, por duhet bërë kujdes me veshjet e përzgjedhura (xhinset apo minifundet nuk janë gjëja më e mirë në këto raste).
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%