Putheni në ëndërr? Ja çfarë fsheh çasti i këndshëm

02:08 | 15 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Mund të dëshirosh gjatë gjithë ditës që të puthësh dikë në ëndërr e megjithatë, në mëngjesin e ensërm, e kupton që kjo gjë nuk ka ndodhur.

Puthja në ëndërr, përveçse mund të jetë një çast i këndëshëm, fsheh edhe shumë dëshira që mund t’i keni në mënyrë të pandërgjegjshme.

Sipas një studimi, puthja në ëndërr tregon një komunikim shpirtëror, por jo vetëm.

Një puthje në buzë mund të interpretohet si një mënyrë paralajmëruese për nënshkrimin e një marrëveshjeje. Nëse shikoni se po puthni partnerin e dikujt tjetër, tregon dëshirën tuaj për të pasur një lidhje të re.

Nëse po puthni dikë që nuk e pëlqeni, do të thotë se në jetën tuaj është dikush që po ju shtyn të bëni diçka që nuk dëshironi ta realizoni. Pra dikush po ju bën presion.

Nëse po shikoni veten tuaj duke u puthur në puthje franceze, tregon se ju keni nevojë të shprehni emocionet tuaja më shumë dhe të rrisni pasionin në lidhjen tuaj nëse keni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme