Larja e enëve është një punë me potencialin më të madh për të minuar marrëdhënien tuaj.
Një studim i fundit i kryer nga Këshilli i Amerikës së Veriut për Familjet Bashkëkohore (CCF), një institucion që analizoi dinamikën aktuale dhe ndarjen e punëve shtëpiake në mes të çifteve, duke përfshirë pazaret ushqimore, larjen, pastrimin e enëve dhe pastrimin e shtëpisë në përgjithësi, ka ardhur në një përfundim të panjohur më parë, transmeton portali arbresh.info
Sipas të dhënave, gratë që kalojnë kohën duke larë enët shfaqin “më shumë silket në marrëdhënie dhe janë më pak të kënaqura”.
Studimi shkon më tej dhe thekson se ato janë të pakënaqura edhe seksualisht.
Studiuesit kanë ardhur në përfundim se ndarja e përgjegjësive ishte “burimi më i madh i kënaqësisë së femrave”.
Koordinatori i studimeve dhe profesori i sociologjisë në Universitetin e Utah-ut, Dan Carlson, shpjegon se kjo është “puna më e pakëndshme që bëjnë gratë”, sepse sipas tij ato nuk marrin lavdërime.
Megjithatë, studimi jep edhe një anë pozitive dhe thekson se është normale që larja e enëve dhe kryerja e pazarit ushqimor janë detyra që zakonisht ndahen nga çiftet./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...