Të kesh shtëpinë gjithmonë në rregull është një ëndërr, ndërsa në të vërtetë është ankthi i çdo dite, kur ke shumë pak kohë dhe gjërat që duhet të bësh janë shumë.
Megjithatë kjo është një betejë që mund të fitohet, mjafton pak impenjim dhe dedikim të përditshme ndaj disa trukeve.
Janë disa zakone të vogla që nëse vihen në praktikë ditë pas dite do ta bëjnë shtëpinë tuaj një vend mikpritës gjithmonë në rregull, për të jetuar pa ankth edhe kur të vjen ndonjë vizitë e papritur. Ja disa këshilla:
Rregullo shtratin
Për shumë njerëz është gjëja më e padobishme në botë. Pse duhet rregulluar kur do flesh sërish në mbrëmje? Pse duhet të rregullosh krevatin kur gjithçka përreth është në rregull. Por në fakt, mos kërkoni përsosmërinë, ta lini super të rregullt. Mjafton të hapni mbulesën mbi krevat dhe do të shihni që do e ndryshojë pamjen e dhomës tuaj.
Programoni një ditë për lavatriçen
Për të mos u gjetur nodnjë mëngjes para një dollapi kur nuk u ka ngelur gjë për të veshur, planifikoni në rutinën tuaj larjen e rrobave. Llogarisni sa lavatriçe duhet të lani dhe planifikoini në ditë fikse. Për shembull të hënën rrobat e bardha dhe të mërkurën ato me ngjyrë.
Mos shtyni për më vonë
Shprehja mjaft e njohur është punën e sotme mos e lërë për nesër. Parregullsia grumbullohet pak e nga pak dhe pa e kuptuar e gjeni veten në mes të një rrëmuje që duhet ta pastroni në fundjavë, ndërkohë që mund ta evitonit me një gjest të vogël çdo ditë. Kur ju ndodh që syri ju kap diçka që duhet rregulluar, mos e injoroni.
Vendosini në vend rrobat që hiqni
Të zhvishesh në mbrëmje dhe të lësh rrobat në një karrige apo në dysheme para se të veshëshpizhamet e gjumit është një sens i madh lirie, por në fund të javës do të shihni një grumbull të madh me rroba dhe do të pendoheni që i keni lënë aty. Shmangeni këtë, duke vendosur gjithçka në vendin e vet.
Pastroni herë pas here
Një tjetër mënyrë për të reduktuar stresin është ajo e zvogëlimit të rrëmujës, duke e reduktuar nga pak. Një shembull? Pasi të keni ngrënë mëngjes shpëlajini tasat dhe vendosini në lavastovilje, apo në lavaman kur nuk e ke një të tillë. Në mbrëmje do të kesh një gjë më pak për të sistemuar pas darkës. Në të njëjtën mënyrë teksa gatuani lajini ato enë që nuk ju duhen më për të shmangur një pirg të madh me pjata në fund të vaktit.
Pastrimi i kuzhinës në darkë
Një mal me pjata për të larë dhe që vendosni të mos i lani në mbrëmje do ua shtonte më shumë stresin dhe kohën ditën tjetër. Kështu që lajini gjithmonë enët në fund të mbrëmjes.
Lironi hapësirë
E keni parasysh çantën e tualeteve? Ai që vendosni lapsat, buzëkuqët dhe që nuk e merrni asnjëherë me vete, por që produktet shumëfishohen muaj pas muaji. Merrni pak kohë dhe bëni një kontroll, vendosni çfarë ju duhet dhe çfarë jo. Këtë gjë mund ta bëni dhe për objekte të tjera në shtëpi. Kushtojini një moment pastrimit të gjërave të panevojshme. Do të keni më shumë hapësirë dhe më pak gjëra për të rregulluar çdo ditë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...