U be një kohë e gjatë që nga izolimi dhe për ata persona që janë duke punuar nga shtëpia dhe kanë krijuar zyrën shtëpiake të improvizuar, lodhja duket se është bërë një shoqëruese e përditshme.
Pavarësisht sa jeni përpjekur për ta organizuar ditën tuaj, të qëndroni pozitivë dhe proaktivë, gjithmonë ka vështirësi që vijnë nga puna nga shtëpia, veçanërisht nëse nuk jeni mësuar me të.
Dhe një nga sfidat më të mëdha me të cilat ju duhet të përballeni është lodhja. Shtojeni kësaj edhe stresin e përgjithshëm të të jetuarit në mes të një pandemie globale dhe ju mund të jeni duke përjetuar një gjendje aspak të mirë.
Brendan Street, drejtuese e shëndetit emocional në Nuffield Health, u shpreh se mbingarkesa mund të shkaktojë mjaft probleme në shëndetin tuaj.
“Ekziston një kufi sesa orë mund të punojmë në mënyrë të qëndrueshme në ditë dhe çdo ditë, përpara se lodhja të vijë dhe ju ta gjeni veten të paaftë për ta përballuar”.
Sipas saj, mendja juaj mund të ndjehet sikur është në mbingarkesë ndërsa përpiqeni të përpunoni mendimet e pafundme që kalojnë nëpër kokën tuaj. Pasi të keni arritur rraskapitjen, mund të jetë e vështirë të gjeni zgjidhje edhe për probleme të vogla. Ju keni ndryshime të dukshme të humorit, shpërthime zemërimi ose acarimi. Nëse kjo gjë vazhdon për një kohë të gjatë, mund të çojë në çështje të shëndetit mendor siç janë ankthi, sulmet e panikut dhe depresioni.
Ju ndjeheni të lodhur që nga momenti kur hapni sytë në mëngjes, deri kur i mbyllni ato natën, puna juaj është gjithçka që mund të mendoni. Kur nuk po punoni, vazhdimisht po mendoni për atë që mund të jeni duke bërë, në vend që të merrni kohë për t’u çlodhur.
Si të dilni nga kjo gjendje? Brendan jep disa këshilla.
Hapi i parë është: Nëse ndiheni sikur ka faktorë individualë, si ngarkesa e pakontrollueshme e punës ose fakti që kompania nuk po ju ofron mbështetje të mjaftueshme gjatë kësaj kohe të vështirë, bëni një listë të këtyre çështjeve dhe caktoni kohën për një telefonatë virtuale me menaxherin tuaj për të adresuar këto shqetësime.
Njihni të drejtat tuaja dhe ju besoni kolegëve dhe bashkëpuntorëve tuaj që të bëjnë punët që ata janë trajnuar të bëjnë. Nëse jeni menaxher, inkurajoni komunikimin e hapur dhe ofroni mbështetje kur është e nevojshme. Ofroni udhëzime për punonjësit në lidhje me punën në distancë.
Gjithashtu në kohë stresuese si këto është e rëndësishme të gjeni dhe kohën për t’u marrë me veten dhe njerëzit tuaj të dashur.
Sipas drejtueses së shëndetit emocional, kjo është një kohë e vështirë, e pasigurt për të gjithë, kështu që nuk duhet ta stresoni veten nëse nuk jeni aq produktiv apo nëse po punon aq shpejt sa bën normalisht. Komunikimi pozitiv, i rregullt me kolegët dhe shefin tuaj do t’ju ndihmojë vërtet./tvklan.al
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...