Google ADS

Puna nga shtëpia, e dëmshme sa vetmia

23:21 | 1 Maj 2020
Trina Galanxhi

Për shkak të pandemisë, një pjesë e madhe e njerëzve kanë punuar nga shtëpia.

Pavarësisht një reagimi të shpejtë të ‘lumtur’ për punën nga shtëpia, ekspertët kanë treguar për CNN edhe anën e errët të saj, që është vetmia, transmeton portal arbresh.info

Sipas ekspertëve, puna nga shtëpia që është e dëmshme po aq sa vetmia, nuk është problem vetëm për punonjësit, por edhe për punëdhënësin.

Studimi i fundit thekson se vetmia në vendin e punës ka një efekt negative në efikasitetin e punës.

Njerëzit që ndihen të vetmuar në vendin e punës humbasin aftësitë e tyre sociale, kjo është arsyeja pse kolegët, të cilët i shohin të paarritshëm, ngadalë pushojnë së punuari me ta.

Personat e tillë mund të jenë tepër të ndjeshëm dhe pesimistë, dhe kjo është arsyeja pse ata tërhiqen në vetvete dhe duken më pak të hapur për bashkëpunim.

Në rrethana të tilla, ata ndjehen më pak të lidhur me mjedisin e tyre të punës dhe efikasiteti i tyre zvogëlohet.

Tani që shumica e njerëzve punojnë nga shtëpia për shkak të epidemisë, këto probleme mund të bëhen më të theksuara. Edhe pse janë me  anëtarë të familjes,  ata mund të ndjehen të vetmuar, në një mënyrë profesionale.

Ekspertët tregojnë se është e rëndësishme të jesh proaktiv në këto ditë kur kontakti shoqëror kërkon një planifikim pak më shumë. Ata theksojnë se është gjithashtu e rëndësishme që të mbahen kontakte me kolegët, në mënyrë që pushimet e vogla t’i zavendësojnë me nga një kafe.

Ata gjithashtu theksojnë se vetmia mund të shtrembërojë pikëpamjen tonë për botën dhe se duhet të kemi parasysh një koleg që punon nga shtëpia nëse nuk i përgjigjet mesazheve, sepse ai/ajo nuk e bën me qëllim, por mund të jetë e zënë me punë tjera përreth.

Menaxherët duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështje dhe të inkurajojnë komunikimin midis punonjësve dhe të forcojnë frymën ekipore, thonë ekspertët.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se duhet të tregohet kujdes në inkurajimin e kontaktit të punonjësve në mënyrë që të mos bëhet një burim shtesë i ngarkesës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme