Koronavirusi dhe karantina kanë detyruar shumë çifte që të qëndrojnë në shtëpi.
Kjo lloj bashkëjetese mund të sjell shumë probleme te çiftet që nuk kanë marrëdhënie stabile mes vete, trasmeton portal arbresh.info
Padyshim që jo të gjithë duhet të kenë frikë nga kjo situatë, çiftet e qëndrueshme mund ta përballojnë shumë më lehtë situatën e krijuar për shkak të koronavirusit.
Psikologia italiane, Silvia Vegetti Finzi ka konfirmuar për mediat italiane se disa çifte janë duke kaluar periudha të pazakonta, pasi qëndrojnë në kontakt me njëri-tjetrin gjithë ditën.
Sipas saj në Itali janë duke u shfaqur shumë tensione të papritura, megjithatë ajo këshillon që të gjithë të kalojnë këtë situatë të vështirë në bazë të një bashkëpunimi.
“Ne duhet të planifikojmë mirë ditën, në mënyrë që mos të kemi problem dhe të flasim mbi ato probleme që na shqetësojnë”, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: Shkon mbi 5 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi
Propozimi është që të ndahen detyrat, sikur të ishin detyra pune, në mënyrë që të angazhohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Në këtë fazë, ju mund t’i jepni vetes më shumë kohë për të bërë atë që nuk keni kohë për të bërë dhe që i ndihmon çiftet, si një darkë romantike, të lexojnë së bashku, të riorganizojnë fotografitë, të ndryshojnë orenditë në shtëpi, e shumë gjëra tjera të përbashkëta.
Psikologia thekson se edhe fëmijët duhet të përfshihen në këto detyra, në mënyrë që të ndjehen sa më afër me familjen e tyre.
“Për të jetuar më mirë në këtë gjendje, të gjithë duhet të jemi më të disponueshëm, duke shmangur të diskutojmë çdo herë dhe mbase të qetësojmë llojin e pazareve të bashkimit që bëjnë shumë, siç janë:” Unë i lava enët, ti shetite qenin’”, tha ajo.
Italia është vendi më i prekur me koronavirus në Europë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...