Shkencëtarët nga Universiteti Pavia në Itali, në studimin e tyre erdhën deri tek disa fakte interesante në lidhje me thashethemet. Ata erdhën në përfundimin se thashethemet e kanë edhe anën e tyre pozitive.
Studimi i përfshiu 22 femra, ndërsa psikologët studiuan se si thashethemet ndikojnë në tru. Autorja kryesore e studimit, dr. Natascia Brondino, deshi të zbulonte nëse ekziston ndonjë arsye biokimike për ndjenjën e afërsisë të cilën femrat e ndiejnë pas thashethemeve.
Gjatë thashethemeve vjen deri tek sekretimi/lirimi i oksitocinës. Oksitocinë quhet hormoni i lumturisë dhe i dashurisë. Ai sekretohet edhe gjatë lindjes dhe ndikon në afrimin e nënës me fëmijën. Kur bëhej fjalë për temat e zakonshme, si për shembull biseda për motin, niveli i oksitocinës nuk ishte i madh, transmeton koha.net.
Meshkujt nuk ishin të përfshirë në studim, sepse studiuesit donin ta shmangnin zhvillimin e tërheqjes në mes të të anketuarve për shkak se oksitocina do të lirohej për shkak të ndjenjës që ata e kanë për njëri-tjetrin, dhe jo për thashethemet.
Dr. Brondino beson se thashethemet mund të ndikojnë në përcaktimin e rregullave të grupit dhe në zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve sociale. Në efektin e tij nuk ndikon as personaliteti i të anketuarve. “Karakteristikat psikologjike si empatia, stresi i përjetuar apo varësia nuk kishin ndikim në rritjen e oksitocinës”, shkruajnë autorët.
Pra, pavarësisht nga ajo që ne mendojmë për thashethemet, shkencëtarët besojnë se ato janë të mira për trurin.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...