Kur e takojmë dikë për herë të parë është shumë e vështirë që njohim edhe karakterin e saj apo të tij.
Në takimin e parë, shumica e njerëzve mundohet që të shfaqin versionin më të mirë të vetes, por gjatë kohës do të mund të zbuloni edhe disa mangësi të mikesha apo miku juaj i ri, transmeton portali arbresh.info
Por se si ta zbuloni, përgjigjjen e jep shkenca.
Wake Forest, psikolog në Dustin Wood, pohon se mënyra se si i përjetojmë takimet me të tjerët zbulon shumë për personalitetin tonë. Nëse i shikoni pozitivisht të tjerët, kjo do të thotë se ju jeni të kënaqëur me jetën tuaj dhe i pranoni lehtë edhe të tjerët.
LEXO EDHE:Zigmund Frojd: Pse njerëzve ‘u rri mendja’ gjithë ditën veç për seks…
Zakonisht njerëzit që janë të pakënaqur me jetën e tyre, japin komente negative edhe ndaj personave tjerë. Narcisoidët dhe ata që ndjehën të pafuqishëm, janë të prirur për të kritikuar të tjerët.
Mënyra se si i shohim të tjetër lidhet ngushtë edhe me shëndetin tonë. Psikologu thotë se nëse u qasemi njerëzve në mënyrë negative, atëherë do të jemi të prirur që të vuajmë nga depresioni apo çrregullime të ndryshme të personalitetit.
Mënyra më e mirë për të zbuluar këtë qasje është që sapo të takoheni me dikë të kërkoni një mendim mbi një përson tjetër. Qasja në bisedë do të zbulojë shumë për personalitetin e personit që sapo keni takuar.
Kur dikush përshkruan të tjerët, ata në të vërtetë janë zbuluar edhe shumë pjesë nga personaliteti i tyre./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës