Pas një nate ku keni pirë shumë zgjohuni dhe gjithmonë ndjeni se jeni ende i dehur?
Ka një arsye për këtë.
Një meta-analizë e publikuar së fundmi në revistën “Adicttion” zbuloi se dëmtimet në aftësitë njohëse që përjetoni kur jeni i dehur zgjasin edhe të nesërmen.
Studimi tregoi se ndikimi negativ në mendimet dhe performancën tuaj ndodh edhe në qoftë se ka pak ose aspak alkool në gjakun tuaj, njofton Klan Kosva.
Psikologët në Universitetin Bath në Mbretërinë e Bashkuar kanë ekzaminuar 19 studime të mëparshme me 1,163 pjesëmarrës ku janë shikuar efektet e alkoolit edhe një ditë pas konsumimit.
Duke shqyrtuar nivelet e alkoolit në gjak dhe aftësitë njohëse, ata zbuluan se mbetja e alkoolit ndikon në shpejtësinë psikomotorike të një personi dhe funksionin e kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...