Nëse jetoni pa një kavanoz me vazelinë, atëherë jeni duke bërë gabim.
Nga shpikja e saj nga kimisti Robert Chesebrough në 1870 deri te roli i saj aktual kryesor në rutinën e bukurisë, vazelina është kthyer në një produkt që ndihmon në kujdesin për lëkurë, transmeton portal arbresh.info
Ajo preferohet edhe nga dermatologë, të cilën për Huffington Post kanë ndarë mendimet se pse është e mirë vazelina për lëkurë.
Sipas dermatologut Joshua Zeichner, vazelina është një produkt shumë i mirë dhe mund të përdoret nga hunda e deri te gishtat e këmbëve.
“Është veçanërisht i dobishëm për zona si bërrylat, gjunjët ose këmbët. Mund të aplikohet edhe rreth zonës së syve ose kutikulave”, tha ai.
Vazelina nuk rekomandohet te personat që kanë lëkurë të yndyrshme ose probleme me akne.
Dermatologët theksojnë se ajo mund të përdoret në lëkurë të lagur, sepse ndihmon në izolimin e lagështisë.
Trajtimi më i shpeshtë që bëhet me vazelinë është lyerja e duarve, sidomos gjatë ditëve të dimrit kur edhe lëkura thahet.
Mund ta përdorni edhe për buzët, pasi buzët janë vendi në fytyrë që kanë yndyrë më së paku.
Në fund, mos rrini pa një vazelinë, sidomos gjatë ditëve të dimrit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...