Me të gjitha ato që thuhen dhe përqendrimin për shëndetin tonë mendor, ju mendoni se kjo është e duhura.
Por sipas psikologes Perpetua Neo, shumë njerëz provojnë yogan dhe meditimin dhe thjesht ndjehen sikur po shënojnë një pikë tjetër në listën e kontrollit, transmeton portali arbresh.info
“Kjo gjendje fillon të jap më shumë stress”, tha ajo.
Ajo tha se ka shumë njerëz që mendojnë se mirëqenia dhe performanca janë diametralisht të kundërta, domethënë ju mund të keni vetëm një ose tjetrin. Kështu që ata punojnë shumë, performojnë dhe e shtyjnë veten deri tani sa të lodhen.
Edhe nëse provojnë diçka për të qetësuar veten e tyre, si joga ose një banjë më ujë të ngrohtë, ata kurrë nuk ia dalin që të shymin stresin dhe thjesht kalojnë nga njëra lëvizje në tjetrën.
Kjo gjendje mund të dërgojë drejt depresioni, tha Neo, dhe do të thotë se nuk keni kontroll mbi rezultatin dhe pranoni që gjithmonë të ndjeheni keq dhe të lodhur. Por nëse i japim vetes kohë të mjaftueshme për të rimbushur, tha ajo, ne mund të fitojmë një pjesë të këtij kontrolli përsëri.
Problemi kryesor ndodh kur njerëzit e shohin një shpërblim si kënaqësi, tha Neo.
Nëse doni që të jeni mirë me vetëveten, atëherë pika kryesore është motivimi. Mund edhe të jetë aq e thjeshtë sa t’i jepni vetes një fetë tortë me çokollatë nëse keni bërë diçka që është ulur në listën tuaj për javë të tëra.
Për fat të keq, shumë njerëz e shohin të pamundur që të jenë të mirë me vetëveten. Sipas psikologes, shumë njerëz punojnë për orë të tëra dhe harrojnë që të marrin një kohë për pushim.
Sipas saj, jeta nuk duhet marrë si e vështirë gjithmonë, duke gjetur edhe pikat e vogla që na bëjnë të lumtur, të cilat janë shpërblim për secilin./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...