Sytë janë cilësuar si pasqyra e shpirtit, të cilët mund të tregojnë shumë për gjendjen tuaj shpirtërore. Disa studime kanë treguar se shikimi i një personi në sy mund të krijojë ndjenja të thella të intimitetit. Por, përveç këtyre, tani duket se shikimi i syve të një personi mund të zbulojë edhe diçka krejtësisht të papritur: nivelin e tyre të inteligjencës.
Në këtë studim të ri, psikologu Jason S. Tsukahara dhe kolegët e tij kanë zbuluar një lidhje pozitive mes madhësisë së bebëzave dhe aftësive kognitive. Por nuk duhet harruar fakti se bebëzat zmadhohen edhe kur syri ka nevojë për më shumë dritë.
Sidoqoftë, cila është lidhja e një bebëze më të madhe se mesatarja me inteligjencën? Siç duket, ndryshimet në madhësinë e bebëzës ndodhin si pasojë e shumë rrethanave të cilat jo gjithmonë mund të kenë lidhje me ndryshimet në nivelet e dritës. Se madhësia e bebëzës është e ndërlidhur me inteligjencën, tregojnë edhe studimet që kanë filluar në vitet e 1960’ta të cilat kanë deklaruar se madhësia e bebëzës i pasqyron proceset e brendshme mendore. A do të thotë kjo se njerëzit me bebëza më të mëdha kanë mendje më aktive? Është e mundur, por siç do t’ju thoshte çdo shkencëtar serioz, ndërlidhja jo domosdoshmërish tregon diçka të saktë./lexo/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...