Të qenët single ka avantazhet e veta. Nuk është vetëm një mendim, por një pohim shkencor. Në fakt, kërkime të ndryshme kanë treguar se jeta pa një të dashur mund të jetë njësoj–në mos më shumë– e kënaqshme nga këndvështrime të ndryshme.
I fundit është ai i kryer nga dr.Bella DePaulo në Universitetin e Kalifornisë.
Sipas sociologes dhe ekipit të saj, njerëzit që janë të lirë nga lidhjet sentimentale janë më të kënaqur në punë dhe arrijnë t’i menaxhojnë më mirë marrëdhëniet personale me miqtë, familjen dhe kolegët. Ja pse:
Pesha e të qenit single
Sipas të dhënave më të fundit, në qarkullim, tendenca për të qenë single po rritet vazhdimisht. Gjatë katër viteve të ardhshme parashikohet një rritje në të gjithë botën, deri në 20% e personave që jetojnë vetëm, veçanërisht në qytetet e mëdha.
Pse është mirë të qëndrosh single
Studimi i doktoreshë Bella DePaulo, psikologe sociale e universitetit të Kalifornisë, është kryer mbi 814 persona, beqarë dhe të martuar. Nga rezultatet del se personat që nuk ishin në një marrëdhënie ishin më të motivuar dhe më të kënaqur se sa ata që ishin çift. Personat single ishin të kënaqur me rritjen e tyre personale dhe i arrinin objektivat më shpejt se të tjerët. Gjithashtu, kishin marrëdhënie më të ngushta me të afërmit, miqtë dhe kolegët sesa pjesmarrësit e martuar.
Limitet në çift
Studimi i doktoreshë DePaulo nxorri në pah se të martuarit kanë tendencë të bëhen më josocialë, duke u mbyllur brenda njësisë familjare, duke dalë më pak dhe duke kultivuar më pak marrëdhënie ndërpersonale jashtë atyre në çift.
Pavarësisht avantazheve të të qenit beqar, DePaulo nuk shpreh një mendim se cila është situata më e mirë sentimentale.
Më pak stres
Duket e pabesueshme ta thuash, por një studim tjetër i kryer nga dy shkencëtarë të Lafayette College dhe Universiteti i Miami, ka zbuluar se beqarët janë më pak të prirur të ndiejnë emocione krahasuar me personat e martuar.
Beqarët do të ishin më të zotë në administrimin e emocioneve negative siç janë ankthi dhe stresi duke promovuar zhvillimin personal.
Gjeni i personave single
Nëse nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj të dashurisë, kjo mund të jetë për faj të ADN-së suaj. Një studim i Universiteti të Pekinit ka identifikuar një gjen që do të përcaktone 20% më shumë të shanseve për të qëndruar beqarë. Bëhetafjalë për 5-HTA1, i përbërë nga dy alele, një prej të cilëve do të pengonte prodhimin e serotoninës në tru duke e bërë personin më pak të kënaqur nga ana sociale dhe me për pasojë më të disponueshëm për marrëdhëniet me të tjerët.
“Pesimizmi dhe neuroza janë të dëmshme për formimin, cilësinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve, kjo lidhje midis aleleve dhe çrregullimeve psikologjike mund të ulë mundësitë për takime ose mund të çojë në dështimin e një marrëdhënieje”, komentuan studiuesit. Megjithatë nuk duhet të lejojmë që gjenet tona të qeverisin jetën tonë./republika/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...