Peshqit janë ëndërrimtarët e horoskopit dhe kanë mendje tepër kreative. Duke qenë një shenjë komplekse, ata shpesh janë të vështirë për t’u kuptuar nga të tjerët. Por cilat janë arsyet që i bëjnë ata të vështirë për t’u kuptuar?
Ata i mbajnë përbrenda gjërat që mendojnë apo ndiejnë.
Peshqit shpenzojnë shumë kohë duke u menduar dhe shpesh nuk i gjejnë fjalët e duhura për të shprehur ndjenjat apo nevojat e tyre. Nuk është se ata janë plotësisht të mbyllur dhe nuk hapen me botën përreth, thjesht duhet t’u jepni pak kohë, të njiheni mirë mes jush dhe ata do e bëjnë një gjë të tillë. Trajtoji me dashuri, respekt dhe mirëkuptim dhe do të kesh besimin e tyre në çdo moment. Nëse do që ata ta shijojnë bisedën me ty, nisi t’u flasësh për artin dhe fantazinë, e do ta shohësh se sa do gjallërohen nga biseda të tilla.
Peshqit pëlqejnë “t’i arratisen” realitetit.
Shumë papritur, Peshqit mund të bëhen mjaft të painteresuar për botën moderne, sepse ajo u duket mjaft lodhëse dhe stresuese. Koha dhe ngjarjet rrjedhin me shpejtësi, ndaj ata pëlqejnë të arratisen në botën e rehatshme të mendimeve të tyre. Ata nuk janë të pasjellshëm, thjesht bota i lodh dhe ia largon atyre frymëzimin. Nëse arrin ta pranosh këtë gjë për ta, atëherë mes teje dhe një personi të shenjës së Peshqve mund të lindë një shoqëri mjaft e mirë, pasi ata janë mjaft socialë me njerëzit që i kuptojnë.
Ata duan të afrohen me njerëzit, por edhe nuk duan të lëndohen prej tyre.
Duke qenë se Peshqit kanë një natyrë mjaft të dashur, njerëzit shpesh përfitojnë nga mirësia e tyre. Ata duan marrëdhënie të forta me të tjerët, por duke qenë se janë lënduar në të shkuarën, nuk duan të lëndohen përsëri. Nëse ti tregohesh i sinqertë me ta, edhe ata do të tregohen të sinqertë me ty. Vetëm duke folur hapur me ta, mund të arrish t’i njohësh për natyrën e tyre të vërtetë dhe të ndërtosh me ta një marrëdhënie të fortë.
Peshqit kanë nevojë të kalojnë shumë kohë në vetmi.
Njerëzit e shenjës së Peshqve lodhen pamasë nga bota që i rrethon dhe kanë nevojë për shumë kohë në mënyrë që të ndihen mirë nga energjia negative përreth. Gjithsesi, ata kanë nevojë edhe për mbështetje, shoqëri dhe dashuri. S’ka rëndësi nëse e do, apo ke thjesht shoqëri me një person të shenjës së Peshqve. E rëndësishme është të mos i lësh ata asnjëherë të vetëm, pasi nuk do të mbijetonin dot në kushtet e vetmisë. Respektoje nevojën e tyre për të kaluar kohë vetëm, por përmendja edhe që do jesh përherë pranë tyre, sa herë të kenë nevojë.
Ata janë tepër të pavarur.
Peshqit i pëlqejnë marrëdhëniet dhe në prani të marrëdhënieve të shëndetshme, ata funksionojnë më së miri. Ndonjëherë ata përfshihen shumë në lidhjet që krijojnë me të tjerët dhe e kuptojnë, se kur kanë nevojë të distancohen pak. Në këto momente, mund t’i shohësh të larguar paksa nga të tjerët. Ata marrin energji duke qëndruar vetëm. Nëse të tjerët lumturohen në shoqërinë e të tjerëve, ata ndihen të lumtur edhe në shoqërinë e vetes së tyre dhe të vetmisë që mund të ndiejnë. Në këtë aspekt, mund t’i njohësh si tepër të pavarur dhe bën mirë t’i kuptosh dhe t’i pranosh për gjithë cilësitë e tyre.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...