Kërkimi i emrit “seks” dhe termave tjerë që lidhen me seksin është shumë intensive gjatë kohës së festave dhe pushimeve.
Shkencëtarët nga Universiteti i Indianës dhe Instituti portugez Gulbenkian de Siensa kanë shpjeguar më tej besimin e pranuar gjërësisht se jeta seksuale e njerëzve zhvillohet në cikle të ndryshme biologjike që janë në përputhje me natyrën, transmeton portal arbresh.info
Teoria e tyre, e publikuar në revistën “Scientific Reports”, thotë se rritja e numrit të shtatzënive në një shoqëri përcaktohet nga kërkesat kulturore të mjedisit.
Shkencëtarët e dy universiteteve kanë dokumentuar kërkimet në Google për terma të lidhura me seksin në 130 vende për periudhën dhjetëvjeçare.
Rezultatet kanë gjetur se emri “seks”, si dhe termat tjerë që lidhen me seksin, janë më së shumti të kërkuar gjatë festave dhe kjo përkon me rritjen e numrin të lindjeve pas nëntë muajsh.
Rritja më e madhe e kërkimeve në vendet me shumicë të krishterë të popullsisë ndodh rreth Krishtlindjeve, ndërsa në vendet myslimane ndodh gjatë periudhës së Fitër Bajramit.
Kjo është veçanërisht interesante, pasi Fitër Bajrami është një festë që ka data të ndryshme çdo vit, por studiuesit megjithatë kanë vënë re një kërcim, i cili është një tregues i lidhjes së caktuar midis rritjes së numrit të marrëdhënieve intime dhe zakoneve në të ndryshme kulturore.
“Kemi marrë parasysh se Krishtlindjet dhe Fitër Bajrami karakterizohen nga një gjendje e mirë shpirtërore, e cila lidhet me fertilitetin, prandaj edhe njerëzit janë më të motivuar që të rrisin familjen e tyre gjatë festave”, tha Luis Roja autor i studimit dhe Profesor në Universitetin e Indianës./arbresh.info/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...