Pse pasiviteti është më i dëmshëm se duhan pirja

14:42 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Tashmë është e ditur se jeta pasive është e dëmshme, por a jua merrte mendja se qëndrimi me orë të tëra pa lëvizur është më i rrezikshëm se duhan pirja?

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Cleverland ka rezultuar se aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me jetë gjatësinë.

Për të arritur ne këtë përfundim, studiuesit kanë marrë në shqyrtim rastet se 122 000 individëve pas vdekjes së tyre, duke analizuar në mënyrë te hollësishme cilësinë e jetës. Rezultatet treguan se personat te cilët kishin patur një jete sedentare ishin te prirur te prekeshin nga sëmundjet vdekjeprurëse krahasuar me personat qe kishin qene duhanpirës.

“Pasiviteti përben rrezik me te madh për jetën e një individi sesa duhanpirja. Diabeti, tensioni i lartë dhe dhunë probleme te tjera të shëndetit shkaktohen nga mungesa e aktivitetit fizik dhe jo nga pirja e duhanit.” Ka thënë pë CNN Dr. Wael, udhëheqësi i këtij studimi.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme