E para gjë që të shkon në mendje është pasuria, pra mënyra më e lehtë për të siguruar jetesën.
Ekspertët kanë dhënë disa arsye të tjera, pse martesa me dikë më të madh në moshë ka shumë gjëra pozitive.
1. Fëmijët nuk janë prioriteti i tij
Nëse ju nuk dëshironi të keni fëmijë, për një partner të ri në moshë ky do ishte problem. E kundërta ndodhë me dikë më të madh në moshë, sepse mund te ketë fëmijë nga martesa e kaluar , ose është i sigurt që nuk dëshiron të bëhet prind.
2. I kushton rëndësi pamjes së jashtme
Fakti që ai është me një femër më të re në moshë bën që pamja e jashtme të ketë rëndësi për të.Ai nuk dëshiron të duket keq te ju, që mos të duket shumë ndryshimi i moshës mes jush. Fakti që je i martuar, nuk do të thotë se nuk duhet të kujdesesh më për pamjen e jashtme.
3. Nuk i pëlqejnë më lojërat
Një mashkull me eksperiencë, i ka kaluar aventurat dhe i merr gjërat më seriozisht. Me këtë partner ju do ndjeni më shumë siguri për të ardhmen.
4. Mësoni më shumë nga partneri juaj
E kaluara e tij, historitë e ndryshme që do dëgjoni prej tij do ndikojnë edhe te ju. Meshkujt më të mëdhenj në moshë gjithmonë do kenë diçka për të treguar, prandaj kjo do e bëjë lidhjen tuaj edhe më të larmishme.
5. Ju bën të ndiheni mirë në çastet intime
Një partner me eksperiencë seksuale është më i duruar, i dashur dhe ju mbush me ngrohtësi. Ai e di mirë se ç’duhet të bëjë për të pasur raport të shëndetshëm seksual në çift.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë