Google ADS

Pse nuset zgjedhin të veshin fustan të bardhë

23:51 | 18 Maj 2018
Trina Galanxhi

Shumica e grave konsiderojnë që veshja e tyre në ditën e dasmës të jetë sa më e bukur.

Shumë prej tyre kalojnë muaj të tërë duke lexuar revista, duke kërkuar nëpër internet për modele të reja të fustaneve të nusërisë, transmeton portali arbresh.info

Ka stile të panumërta, por ajo që e duan të gjitha gratë është që të veshin fustan që ka ngjyrën e bardhë.

Por kjo nuk gjë e rastit, pasi edhe veshjet e nuseve dikur kanë qenë më ngjyra të ndryshme.

Mbretëresha Viktoria ndryshoi gjithë këtë kur u martua me Princin Albert të Sakse-Koburg dhe Gotës më 10 shkurt 1840.

Ajo vendosi të ndryshojë këtë dhe u vesh me një fustan të bardhë mëndafshi.

Shumë njerëz pohojnë se ajo po pretendonte të nxjerrte në pah pafajësinë e saj, por të tjerët besojnë se ka një qëllim më praktik dhe për këtë arsye fustani i saj shfaqej me sasi të madhe të dantellas.

Industria e dantellas në atë kohë po luftonte për mbijetesë dhe veshja e mbretëreshës kishte për qëllim t’i jepte nxitje kësaj industrie, raporton Vogue.

Pas dasmës së sa mbretërore shpejt kjo u bë traditë dhe të gjitha nuset dëshironin fustana të bardhë.

Deri më sot, nuset mbretërore gjithmonë zgjedhin për ngjyrë të bardhë ose pak të bardhë ndërsa ecin drejt altarit.

Që kur Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan për ditën e martesës së tyre, ka pasur një sasi të madhe spekulimesh rreth veshjes së dasmës.

Megjithatë, se cilën ngjyrë ka zgjedhur, mbetet të shohim nesër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme