Nuk janë të rralla rastet e nënave të reja që shqetësohen dhe bezdisen nga sjellje të vogla nga bashkëshortët e tyre. Sipas Dr. Shoshana Bennett kjo është gjendje normale e nënave pas lindjes kur gjenden përballë netëve të gjata pa gjumë dhe lodhjeve të tjera. Rrjedhimisht nuk mund ta shfryjnë lodhjen tek i sapolinduri, ndaj bashkëshorti është personi i rritur më i afërt me të cilin përballen ato.
Luhatjet emocionale tek gratë në këtë stad nuk kanë të bëjnë fare me sjelljen e bashkëshortit dhe as me marrëdhënjen në çift sesa kanë të bëjnë me ndryshime fiziologjike dhe hormonale tek nënat e reja. Nëse jeni të vetëdijshme se bashkëshorti nuk ka faj në shkaktimin e gjendjes suaj, atëherë duhet t’i bëni vetes pyetjet: A po marr orët e nevojshme të gjumit? A po pi mjaftueshëm ujë? A po ushqehem shëndetshëm? Ka diçka që më mungon? Pavarësisht kujdesit tuaj, luhatjet emocionale mund të jenë sërish të pranishme. Mos hezitoni t’ia dorëzoni foshnjën për përkujdesje bashkëshortit tuaj dhe të qetësoheni në dhomën tjetër për disa minuta, por bëjeni me dije bashkëshortin tuaj pse ju nevojiten ato minuta qetësi.
Nëse mbani komunikim të hapur me të, ai do të kuptojë luhatjet tuaja emocionale së fundmi dhe nervoziteti juaj nuk do të arrijë kulmin. Nëse gjendja juaj e vështirë emocionale vazhdon për më shumë se disa javë pas lindjes, mbase është koha të konsultoheni me mjekun tuaj.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...