Gjyshja ime më thoshte gjithmonë, kundër zilisë, vetëm heshtja të ndihmon. Askush nuk duhet të dijë jetën tuaj, sukseset tuaja, shtigjet që dëshironi të ndiqni, rëniet, dështimet, me pak fjalë, rutinën tuaj.
Ju nuk i keni borxh asnjë shpjegim askujt. Nuk ka nevojë dilni vërdallë duke bërtitur sa të lumtur jeni, apo të ankoheni në Facebook, mjafton të shkoni dhe jetoni vetë jetën tuaj.
Askush nuk është i lumtur dhe i suksesshëm si në Facebook. Ju nuk keni pse të reklamoni jetën tuaj në një rrjet social për të thënë se jeni më mirë se tjetri.
Askush nuk është më i mirë se kushdo tjetër, paratë bëjnë (gjoja) sikur disa njerëz janë më të mirë se të tjerët.
Një objektiv për këtë vit: të jeni më të heshtur. Kam një zakon të keq që u tregoj disa rezultate dhe gjëra interesante të tjerëve.
Edhe pse shumë selektive, zbulova zilia vjen më së shumti nga ata që më pak e imagjinojmë.
Përveç heshtjes, qëllimi tjetër është të bëjmë që gjërat të ndodhin pa e vërejtur njeri. Siç thashë dhe po e përsëris, mos i tregoni askujt jetën tuaj dhe do të shihni se sa të lumtur do të jeni. / meb.al
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale