Pse nuk duhet të flini në aeroplan?

08:58 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Sipas hulumtimit të publikuar nga Harvard Medical School, nevoja për të fjetur në gjumë në aeroplan mund të vjen si pasojë e lartësisë apo shtypjes, dhe ju mund të flini pavarësisht sa jo komode mund të jenë karriget.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të përpiqeni të mos flini gjatë kohës që ateroni apo kur aeroplani fillon të niset.

Gjatë këtyre fazave të fluturimit, shtypja e ajrit ndryshon në mënyrë të shpejtë dhe nëse nuk jeni të gatshëm kjo mund t’i shkaktojë dëme timpaneve të veshit.

Këtë e ka konfirmuar Angela Chalmers, farmaciste britanike, e cila njëkohësisht sugjeron që të hani çamçakëz apo të pini ujë gjatë këtyre fazave.
Pse nuk duhet të flini në aeroplan gjatë aterrimit apo nisjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme