Mamatë dhe gjyshet ju këshillojnë gjithmonë të mos flini kurrë me flokët e lagur pasi rrezikoni të ftoheni ose në rastin më të keq, të merrni ndonjë bronko-pneumoni të mundshme.
Herë i keni dëgjuar këshillat e tyre e herë i keni lënë vend përtacisë dhe jeni shtrirë për të fjetur me kokën e lagur. Të flesh me flokët e njomë është shumë herë më e dëmshmë nga ç’mund ta merrni me mend.
Dhimbje koke: Fjetja me kokën lagur mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo ndodh pasi gjatë gjumit temperatura e trupit rritet duke krijuar një çrregullim ndërmjet temperaturës së sipërfaqes së skalpit dhe lagështisë së flokëve. Me siguri të nesërmen në mëngjes do të zgjoheni me dhimbje koke.
Infeksione: Jastëku është ajo pjesë e shtrojës ku akumulohen bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës, vajërat e trupit të njeriut dhe papastërtitë e tjera nga mos pastrimi i grimit. Kontakti i drejtpërdrejtë i flokëve të lagura me jastëkun krijon terrenin perfekt për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme që stimulohen edhe nga përmbajtja yndyrore e balsamit që keni në kokë.
Këputja e flokëve: Shpheshherë themi që rënia dhe këputja e flokëve ndodh si pasojë e një diete ushqimore të varfër, por ky nuk është justifikimi i duhur. Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen. Ku flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakreur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen pasi folikula është e dobët.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...