Shkrimet dhe këshillat e gjumit janë nga më të ndryshmet. Edhe për pozicionet po ashtu: si duhet t’i mbash flokët gjatë gjumit, cili është pozicioni më i mirë gjatë natës dhe çfarë thotë ai për ty etj., por nuk jemi fokusuar asnjëherë tek ky pozicion. Pse nuk duhet të flesh asnjëherë përmbys. Gati për ta mësuar, vajza?
Keqardhje për të gjitha ato që flenë përmbys, por ka disa arsye që nuk duhet të flesh kështu. Dy prej tyre janë mjaft të rëndësishme.
Është pozicioni më i keq për shpinën. “Është gjëja më e keqe”,- thotë Dr. Jan Lefkowitz për Business Insider. “Nuk duhet të flesh asnjëherë përmbys, sepse ky lloj pozicioni krijon një hark në shpinë që më vonë degradon në dhimbje shpine.”
Ky pozicion konsiderohet si pozicioni më i keq, për arsye se krijon një lloj kurbe në shpinë, e cila çon më vonë në dhimbje. Gjithashtu, mund të çojë edhe në probleme me qafën.
Krijon rrudha në fytyrë. Ky pozicion gjumi grumbullon të gjitha lëngjet nën sy (falë gravitetit). Kjo është edhe arsyeja pse kur zgjohesh i ke sytë me rrathë apo të fryrë. Plus, duke fjetur me fytyrë në jastëk, e deformon atë dhe krijon kështu rrudhat e parakohshme.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...